Pas pushime të kombëtareve, radhën e kanë kampionatet. Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar arbitrat që do vendosin ”drejtësinë” në ndeshjet e Serisë A, këtë fundjavë.
Ndeshja mes Atalantës dhe Juventusit do e gjykojë Gianluca Rocchi. Një punë mjaft të vështirë do ketë edhe arbitri nga Vincenza, Daniele Orsato që do jetë arbitër kryesor në sfidën Milan-Napoli. Në Në ndeshjen mes Torinos dhe Interit, ”drejtësinë” do e vejë Fabio Maresca. Ky emër nuk është i panjohur për Interin, pasi ka qënë arbitër edhe në sfidat që zikaltërit kanë luajtur ndaj Lazios dhe Cagliarit, këtë sezon.