
Real Madrid do të luajë në transfertë përballë Real Valladolit në orën 21:30 për javën e 15-të të La Liga. Los Blancos nuk presin gjë tjetër vec tre pikëve për ta mbyllur vitin me fitore dhe për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës e cila kryeson me dy pikë më shumë.
Ancelotti ka hedhur nga minuta e parë Karim Benzeman i cili vjen pas polemikave me kombetaren franceze ku u la jashtë për arsye “dëmtimi”. Krah tij do të jetë edhe braziliani Vinicius ndërsa Luka Modric e fillon nga stoli i rezervave.
Formacionet Zyrtare:
Real Valladolid (4-3-3): Masip; Fresneda, Fernandez, Sanchez, Escudero; Mesa, Monchu, Aguado; I. Sanchez, Leon, Plano
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Valverde, Kroos, Ceballos; Asensio, Benzema, Vinicius