
Kampionati italian nuk ka ende një datë të saktë se kur mund të rinisi sërish. Për momentin Qeveria ka lejuar vetëm stërvitjen e skuadrave, ndërsa për kampionatin do të merret një vendim në 28 maj.
Federata italiane dhe Liga ka hartuar sërish protokollin, por që një ndër pikat e saj mbetet e pandryshuar. Në rast se një lojtar do të dali pozitiv, atëherë të do izolohet e gjithë skuadra dhe kjo vë sërish në dyshim rifillimin. Lidhur me datën se kur mund të rinisi kampionati, ka folur sërish Ministri I Sporteve, Vinçeso Spadafora.
“Dy datat e mundshme për fillimin e Serisë A janë 13 dhe 20 qershori. Para pak kohësh na ka mbërritur protokolli për rifillimin e kampionatit dhe është shumë i ngjashëm me atë të stërvitjeve. Të enjten do të kemi mbledhje me FIGC dhe Ligën, e së bashku do të vendosim nëse dhe kur do të rifillohet të luhet edhe këtu në Itali”, u shpreh Spadafora.