
Apolonia gjendet në vendin e 3-të në grupin B, të kategorisë së parë. Ajo që bie në sy është mbrojtja, e cila është më e mira në kampionat. Vetëm 7 gola në 9 ndeshje tregojnë që stabiliteti në ekip është ajo çka e karakterizon ekipin e Apolonisë.
Vendi i parë, Kastrioti ka pësuar një gol më shumë, 8. Apolonia duket se po vijon të rritet në nivel loje dhe rezultatet po vijnë. Objektivi superiore është plotësisht i mundur, nësë vazhdohet me ktë ritëm. ''Çelësi'' i suksesit te Apolonia është gjetur, ndaj e vetmja gjë që duhet të bëhet është të vazhdohet të punohet. Mbetet të shihet se sa larg mund të shkojë Apolonia.
Poll