
Revista Forbes ka shpallur listën e sportistëve më të paguar në botë. Në krye të kësaj liste është renditur pikërisht Ronaldo me të ardhura vjetore prej 90 milionë eurosh, duke lënë pas basketbollistin Lebron James me 86 milionë $ dhe Lionel Messin me 80 milionë $.
Ronaldo aktualisht ka një pagë te Reali prej 30.8 milionë paundësh, por burimi kryesor i parave për futbollistin nuk është rroga te spanjollët, por reklamat.
Portugezi përfiton rreth 55 milionë $ nga këto të fundit, pasi është imazh i shumë kompanive ndërkombëtare si : Tag Heuer, Sacoor Brothers, Monster, Armani, KFC, Castrol, Coca Cola, Emirates dhe Konami.
Mësohet se Ronaldo në total ka një pasuri prej 308 milionë paundësh, ku së fundmi është bërë dhe pronar i shumë komplekse hotelesh në Monako dhe në vendlindjen e tij, Madeira në Portugali