Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Replikat e kryeministrit me Bejzaden, klubi i Kamzës zgjohet pas dy vitesh: Rakip Suli s'e di ku është stadiumi, Rama kishte marrë tifozë me qira

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri Edi Rama ishte dje në një takim elektoral në Kamëz, në kuadër të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit 2021. Në stadiumin e Kamzës së hapur për mbështetësit e Partisë Socialiste, nuk kanë munguar as replikat në distancë mes numrit një të ekzekutivit dhe Skerdi Bejzades.

Legjenda e futbollit shqiptar I kërkoi me batutë Ramës të mos prishte fushën, ndërsa as ky I fundit nuk e ka kursyer kthimin e përgjigjes në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë gjë, klubi i Kamzës ka reaguar në rrjetet sociale, teksa mes të tjerave I ka treguar zotit Rama se kryebashkiaku Rakip Suli nuk di ku bie stadiumi dhe tifozët ishin marrë me qira.

Prej tetorit 2019 faqja e Kamzës në rrjetin social Facebook ishte pa aktivitet, duke u aktivizuar dje në përgjigje me Ramën. Kujtojmë se klubi kamzali u shkri pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës për dhunën në Superligë.

Reagimi:

Referuar debatit ne fjale, i bejme me dije z. Kryeminister se skuadra ka mbetur jetime si pasoj e nje skenari te miremenduar.Z. Rama duhet te kuptoj se Rakipi jo vetem qe nuk e di me sa veta luhet futbolli, por sot mori vesh ku ndodhet stadiumi.Kryeminstri eshte i falur te jete pjese e fushes sone sepse sot ishte hera e fundit.

Ne fakt fusha duhej korrur perpara mitingut nga ana e Rakipit, jo per z. Rama se ai eshte kolloz, por kemi frike se aty ka humbur mes shume socialistave te flakte, z..Braçe, i cili kujtohet per futbollin vec kur duhet te shaj ndonje pjestar te tij.E fundit z. Rama, tifozat e sotem i kishe marr me qira, se dihet qe Kamza eshte blu ne cdo cep te saj.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga