Reperi i njohur krenar për Prishtinën, festoi me zemër me Plisat: Ditë që nuk harrohet!
Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët e basketbollit të Kosovës Sigal Prishtina u kualifikua në raundin e 1/16-ve të Kupës së Europës të FIBA-s pasi mposhti me rezultatin 82-78 turqit e Pinar Karsiyakas në shtëpi.
Një fitore që është festuar deri në orët e para të mëngjesit. Pjesë e kësaj feste ka qënë edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, zëvendës kryetar i ekipit. Në një status në "Instagram", Vula ndau me ndjekësit e tij emocionet e kësaj ngjarjeje, teksa i uroi suksese ekipit të tij të zemrës.
"Historia u bë. U kualifikuam. Lojë e fuqishme, plot emocione dhe dashuri për këtë fushë, për fushën e Prishtinës. Krenar jam me ekipin për lojën që tregoi me krejt zemër në parket. Një meritë e veçantë për lojtarin e gjashtë në fushë - publikun/plisat për atmosferën. Një prej atyre ditëve që nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC ", ka shkruar Ledri në Instagram.