Shqipëria bëri paraqitje të mira në eleminatoret e Botërorit 2022 në shtator, duke fituar 2 ndeshje dhe duke humbur 1 . Efekti ka qënë i menjëhershëm në rënditjen e përgjithshme të FIFA-së, teksa kuqezinjtë kanë rikuperuar 3 vende. Djemtë e Edi Reja nga vendi i 69-të kanë kaluar në vendin e 66-të, teksa tanimë numërojnë 1368 pikë. Tanët janë një pozicion më mirë se Congo, ndërsa El Salvador është e 65-ta.
Sytë tashmë janë nga takimet e radhës, teksa Shqipëria shpreson të bëjë sa më mirë, duke fituar kështu edhe disa pozicione të tjera.5 vendet e para mbahen nga Belgjika, Brazili, Anglia, Franca dhe Italia. Argjnetina është e gjashta, sakaq e shtata është Portugalia e Cristiano Ronalos.

🇧🇪 Belgium's reign continues
— FIFA.com (@FIFAcom) September 16, 2021
England leapfrog France
Libya the biggest climbers
🌍 See where your team sit on the latest #FIFARanking https://t.co/7e71hRgHpf pic.twitter.com/zMpbbBh3zB