Dukej sikur do të ishte stacioni i fundit për rekordin e Kukësit, por nuk ka qenë e thënë të përfundonte kështu. Një gol i brazilianit Kale, dy minuta para fundit të takimit, ka barazuar rezultatin dhe shmangur humbjen. 26 ndeshje pa u mundur dhe Kukësi shkruan emrin me shkronja kapitale në historinë e futbollit shqiptar.
Një rekord i jashtëzakonshëm të cilin pak skuadra në Europë kanë mundur ta bëjnë deri tani. Skuadra e Gjokës me këtë rezultat vijon të ruajë vëndin e parë, pavarsisht rezultatit që Partizani do të marri nesër, verilindorët do të mbeten të parët.