Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Realizoi golin numër 555 në karrierë, Suarez mbyll aventurën në Brazil

Shkruar nga NEWSPORT
Realizoi golin numër 555 në karrierë, Suarez mbyll aventurën

Luis Suarez padiksutimm është një nga sulmuesit që ka bërë historinë me golat e tij. Sulmuesi ka shënuar golin e 555 në karrierën e tij futbollistike dhe tashmë i jep fund aventurës së tij në Brazil.

Suarez shënoi dhe i dha fitoren Gremios ndaj Vasco dhe goli ishte i veçantë pasi kapi shifrën e 555-të në karrierë. Ish-lojtari i Barçës përflitet se do t’i bashkohet Lionel Messit me uruguaianin që pritet të vazhdojë një aventurë të re në Amerikë te Inter Miami. Gjithsesi vetë lojtari ka theksuar se momentalisht trupi i tij ndjen dhimbje dhe ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja.

“Aktualisht ndjej shumë dhimbje dhe më duket se trupi po më flet për të kërkuar pushim. Dua ta shijoj këtë moment dhe këtë pauzë, vetëm më pas mund të vendos se çfarë do të bëj pas ksaj karriere kaq të gjatë. Duhet të pushoj, të shijoj kohën me familjen dhe fati më pas do të vendosë se ku do të jem në të ardhmen”, u shpreh Suarez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga