Real Madrid dhe Inter do të kenë një vjeshtë të nxehtë, ndërsa merkato do të prodhojë edhe disa kalime vërtet të bujshme. Sllovaku I zikaltërve, Milan Skriniar është në vëzhgim nga Real Madrid, me galaktikët që e shohin lojtarin si zëvendësin ideal të kapitenit.
Për këtë fakt, mediat në Itali theksojnë se klubi nga Milano I ka vendosur plot 80 milion euro Skriniar, si çmim për t’u larguar. Veç Real Madrid, për lojtarin interesohen edhe Manchester City dhe PSG. Ndërsa Conte e ka një pikë fikse të prapavijës. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me zikaltërit.