Dy gjigandët e futbollit , Real dhe Atletico Madrid do të shkojnë në Kosovë, për të organizuar kamp për zbulimin e lojtarëve të rinj. Aty do të marrin pjesë trajnerë me përvojë në skuadrat spanjolle. Trajner i kampit mësohet se do të jetë Juanjo San Roman. Siç duket skuadrat e Madridit janë të afeksionuar pas lojtarëve kosovarë, dhe një gjë e tillë ka bërë që ata të vihen në ndjekjeve të talenteve që ka Kosova. Çdo fëmijë i interesuar do të regjistrohet për të marrë pjesë në këtë seleksionim. Kampi do të organizohet në Lipjan, ku fëmijët mësohen të jenë transportuar. Kjo është hera e dytë që organizohet një kamp i tillë, pas atij që organizoi skuadra tjetër spanjkolle, Barcelona.