Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Reagoi ashpër për gjyqtarin, trajneri i TËRBUNIT kërkon falje publike

Shkruar nga NEWSPORT

Oltijon Kërnaja ka bërë "prapa-kthehu" për deklaratën e para disa ditëve, ku fajësonte arbitrin Zhuli për humbjen kundër Burrelit.

Trajneri i Tërbunit, përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkon falje për fjalorin e përdorur kundrejt gjyqtarit, ndërsa thekson se gjithçka që kërkon është drejtësia.

31-vjeçari i bën thirrje Komisionit të Disiplinës ta shqyrtojë objektivisht kërkesën e tij teksa shkruan: "E di që nuk është momenti por duhet të theksoj. Futbolli eshte sa i bukur, ka nerva brenda dhe jashte lojes. Pas ndeshjes kundër Burrelit, ku Tërbuni u mund jo vetëm për meritë të ekipit kundërshtar, isha shumë i zhgënjyer. Arbitrimi na la të gjithëve një shije shumë të hidhur dhe sinqerisht jemi të lodhur, sepse ndihemi të nëpërkëmbur.

Kam kërkuar dhe kërkoj drejtësi, por dua të sqaroj se atë duhet ta vendosin organet përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit. Unë dhe klubi im jemi për futboll të pastër, ku fituesin ta përcaktojë fusha, ndërsa për arbitrat vendosin organet përkatëse. Kërkoj falje për fjalorin e ashpër, jam gati të kërkoj falje edhe nëse gjykimi ka qenë normal në syrin e komisionit që analizon gjykimet e çdo jave".

Kujtojmë që pas humbjes 1-0 kundër Burrelit, Kërnaja reagoi ashpër duke e cilësuar arbitrin në fjalë si një "zhuls" që vendosi fatin e takimit.

Postimi i Kërnajës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga