Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rasti Durmishaj, trajneri i Shpresave Alban Bushi zbulon dy lojtarë të tjerë: Ata nuk do e refuzojnë ftesën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Rasti Durmishaj, trajneri i Shpresave Alban Bushi zbulon dy lojtarë të

Fiorin Durmishaj ishte lojtari më i përfolur në mediat shqiptare kohët e fundit. Sulmuesi shqiptar refuzoi ftesën e Kombëtares shqiptare për t'u grumbulluar në ndeshjet e marsit. Durmishaj zgjodhi të vesh fanelën e Greqisë në rang Kombëtaresh. Në një intervistë për mediat greke, ''gazetta.gr" se ka ftuar te Shqipëria dy lojtarë të tjerë si Vrushaj dhe Bulari, që sipas tij nuk do ta refuzojnë ftesën.

"Shqipëria nuk është më si 20 vite më përpara dhe ndaj më surprizon zgjedhja e Durmishajt. Në kombëtaren greke do të luajë vetëm nëse është Mesi, sepse nuk ka shanse të luajë. Kam ftuar për  ndeshjen me Turqinë djem si Vrushaj dhe Bulari. Nuk besoj se këta do të zgjedhin Kombëtaren greke. Nuk mund të imagjinojë tre lojtarë shqiptarë në kombëtaren greke. Do të bëhet Greqia kombëtare shqiptarësh. Është një shtet me 11 milionë banorë dhe nuk mund të mbështetet mbi talentet me origjinë shqiptare".

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga