
Kosova do të luajë ditën e nesërme një ndeshje mjaft të rnëdësishme ndaj Malit të Zi në stadiumin "Fadil Vokrri". Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit foli edhe Milot Rashica. Në fjalën e tij Rashica u shpreh se edhe pse Çekia ka fituar ndaj Anglisë, kjo nuk e ka zbehur shanset e Kosovës pasi do të provojë deri në fund për një kualifikim të mundshëm.
"Jam gati 100 përqind. Në ndeshjen e fundit në Bundesliga kam luajtur 90 minuta dhe unë jam gati për ndeshjen e nesërme. Të gjithë e dimë se nuk është ndeshje e lehtë.
Në takimin e parë kemi pasur shumë shanse por nuk kemi shënuar gjë e cila nuk besoj se do të ndodh këtu.
Kemi mbështetjen e tifozëve dhe besojmë se do ta marrim fitoren. Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe ne si lojtarë kemi marrë përvojë të mirë. Edhe pse ka humb Anglia nuk i zbehë gjasat tona. Ne edhe ashtu e kemi pas në plan veç me fitu në Çeki",