
Arlind Ajeti mund t'i mungojë Shqipërisë edhe për takimin e radhës, atë kundër Litenshteinit në tetor.
Qendërmbrojtësi vijon të mbetet i dëmtuar, ndërsa pritet që koha e rikuperimit të zgjasë më tepër se ç'ishte parashikuar. Sipas mediave italiane, Ajeti do të qëndrojë pushim edhe 2 javë të tjera e më pas të nisë një tjetër fazë rikuperimi. Nuk dihet ende një datë e saktë kur qendërmbrojtësi do të kthehet në dispozicion të trajnerit të Torinos.
Poll