
Egnatia ka nisur nga puna për të parë një qendër stërvitore modern. Klubi i Kategorisë së Parë ka nisur një projekt serioz që nga merkato e bërë e tani është përqendruar te infrastruktura. Në faqen zyrtare, klubi ka zbuluar se kanë nisur punimet në Lekaj për të pasur një qendër stërvitore ku lojtarët të stërviten.
Nga pamjet e projektit shihet që impianti është mjaftë modernë, ku do të ketë selinë klubi si dhe një klasë leksionesh teorike ku stafi dhe lojtarët do të analizojnë kundërshtarët. Punimet kanë nisur dhe pritet që shumë shpejt Egnatia të kryejë stërvitjen në impiantin e ri.
Poll