Kampionati shqiptar është ndalur prej më shumë se një muaj për shkak të pandemisë së covid-19. Deri më tani nuk ka ende një datë zyrtare për rifllimin e kampionateve në vend, FSHF-ja ka bërë me dije së dëshiron që fituesit të vendosen në fushën e lojës.
Devolli është një nga skuadrat që militon në Kategorinë e Parë dhe nuk ka përfituar ndihmë finanaciare pasi nuk ishte e përfshirë në paketën e FSHF-së.
Por edhe pse aktiviteti futbollistik është ndalur presidenti Eduard Duro ka shlyer të gjithë lojtarët dhe stafin teknik. Gjithashtu klubi njofton janë duke u kryer disa punime në stadiumin e Devollit. Një lajm I mirë shpërndarja e pagave për lojtarët pasi nuk janë ndihmuar as nga Qeveria, por as nga FSHF-ja.
