Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

PSG-ja e "fiksuar" me futbollistët e Juventusit, francezët përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Shkruar nga NEWSPORT
PSG-ja e "fiksuar" me futbollistët e Juventusit, francezët

Emre Can është lënë jashtë planeve të trajnerit Sarri. Mesfushoriu gjerman nuk u grumbullua nga Juventusi në listën e Championsit dhe kjo tregon që lojtari nuk preferohet nga trajneri.

Një gjë e tillë nuk ka lënë një shije të mirë te Can që tashmë ka nisur të mendojë për një skuadër duke parë që hapësirat te bardhezinjtë janë të pakta.

Sipas mediave italiane, PSG-ja është gati të përfitojë nga kjo situatë dhe ka ofruar mesfushorin Paredes për të siguruar shërbimet e Emre Can. Gjatë merkatos së janarit pritet të zbulohet më shumë rreth të ardhmes së mesfushorit dhe do të jetë Juventusi që do të vendos, ndërsa PSG-ja tregon edhe njëherë tjetër "fiksimin", me lojtarët e Juventusit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga