Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Prurjet e reja të KOMBËTARES, PANUCCI gjen dy "xhevahirë": ASANI  i PARTIZANIT është lojtar që bën diferencën, GUIDERO po pret të marrë pasaportën shqiptare  

Shkruar nga NEWSPORT
Prurjet e reja të KOMBËTARES, PANUCCI gjen dy

Trajneri Krisitian Panuçi i ftuar në "Zona Gol" ka folur për disa tema të ndryshme lidhur me kombëtare dhe pranin e tij në stadiumin "Selman Stermasi" në ndeshjen Partizani-Kastrioti. Panucci ka folur dhe për afrimet e reja në Kombëtare për ndeshjet e radhës.

"Në periudhën e National League kur i kërkoja skuadrës të hapej, lojtarët frikësoheshin, jemi në një grup të fortë dhe të gjitha kanë luajtur në Europiane. Kam besim se do të bëjmë një paraqitje të mirë në këto eleminatore që kemi.

Dhe unë kam patur problemet e mia, pasi kemi patur shumë mungesa dhe nuk kanë qenë vetëm justifikime humbjet që kemi marrë. Kam një raport të keq me humbjen, por do të jem më i qeshur dhe më sportiv me skuadrë.  Lojtarët duhet të jenë profesionist. Kam dy rrugë të punosh mirë dhe të punosh keq, dhe unë në fushën kërkoj që lojtarët që përfaqësojnë një komb si Shqipëria të jenë profesionist dhe serioz, ndërsa jashtë fushës ata janë të lirë. Duhet të vazhdojmë përpara me seriozitet. Unë në atë orë që bëj stërvitje dua që të këtë rregull maksimal pastaj jashtë fushës ata janë të lirë mund t'i pyesni.

Kam folur me Guiderën, ka dëshirë të luajë për Shqipërin dhe është çëshje procedurash pasi po presim të pajiset me pashaport Shqiptare.Është një lojtar shumë interesant, është me origjinë arbëresh, dhe kanë filluar procedurat për të marr pashaportën. Kam kontaktuar edhe lojtarë të tjerë që më kanë thënë po, por pastaj nuk kanë ardhur dhe unë dua të shikojë pashaportën në dorë për ta besuar.

Kam qenë në stadium ditën e sotme për të parë disa lojtarë, edhe nëse ka lojtarë që luajnë mirë. Kam lënë një zëvendës këtu që është Bulku që ndjek të gjitha ndeshjet në kampionati shqiptar dhe më informon për çdo lojtarë. Nëse do kemi nevojë për lojtarë nga kampionati jonë pse jo mund të vijë në kombëtare pasi e kam treguar edhe në të kaluarën. I kemi të gjithë në konsiderat. Kam grumbulluar Lilajn, Gurin, Abazajn që kanë luajtur në Superligë dhe tani luajnë në Europë, por vetëm Lilaj aktivizohet rregullisht pasi dy të tjerët nuk aktivizohen. Duhet të kenë gjëndje fizike. Asani është futbollisti i shpejt, bën shumë punë dhe mund të bëj diferencën" u shpreh Panucci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga