Lautaro Martinez luajti 72 minuta në fitoren që Inter mori në transfertën e Genoas, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Argjentinasi nuk e kapërdiu zëvendësimin dhe mosgjetjen e golit, duke raguar ashpër në stolat e “Marassit”. Nerva dhe grushta stolave, kjo ka qenë shfryrja e Martinez, që më së shumti e ka pasur inatin me veten.
Për këtë ngjarje Inter ka marrë masa, duke nxjerrë lojtarin para ekipit për shpjegim. Zikaltërit po kalojnë një formë të mirë sportive, teksa nuk dëshirojnë që atmosfera në grup të prishet nga tekat apo reagimet e lojtarëve të veçantë. Gjithçka duket se është zgjidhur, me lojtarin që është shpjeguar para skuadrës.