
Problemet nuk kanë të sosur te Skënderbeu. Pasi mungoi në katër përballjet e fundit dhe pas kontrollove mjekësore në Francë për një dëmtim në kofshë, Ndecky duhej të ishte kthyer në Shqipëri. Nuk ka ndodhur kështu, me Senegalezin që ka njoftuar që do i duhet edhe pak kohë për rikuperimin e plotë. Kjo ka shkaktuar acarimin e trajnerit Daja, e jo pa shkak. Ai po mendon titullarët që do zbresin në fushë për përballjen me Vllazninë.
Gjithsesi, Skënderbeu ka një kontigjent të pasur lojtarësh. Por te klubi korçar nuk e kanë ''luksin'' për lojëra të tilla, pasi kjo është nëj periudhë që përcakton shumë sa i ëprket ecurisë së ekipeve. Se kur do rikhehet Ndecky, mbetet të shihet.
Poll