Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Problemet në futbollin shqiptar, Sindikata kërkon bashkëpunim me FSHF-në

Shkruar nga NEWSPORT
Problemet në futbollin shqiptar, Sindikata kërkon  bashkëpunim me

Edicioni futbollistik në Shqipëri ka përfunduar, e koha është për analizat. Sindikata e Futbollsitëve ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar ekipet që dolën kampionë. Jo vetëm kaq, pasi theksi është vënë edhe te problemet e shumta që sporti ka hasur gjatë rrugës. Bashkimi bën fuqinë, me Sindikatën që ka kërkuar bashkëpunimin e FSHF-së për zgjidhjen e ''halleve'' të pafundme të futbollit në Shqipëri.

POSTIMI

"Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë uron të gjithë anëtarët e saj futbollistë për përfundimin me sukses të edicionit futbollistik 2019-2020.

Një sezon futbollistik i çuditshëm ku fillimisht lojën tonë të dashur e ndaloi tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia na bëri që të përjetojmë një futboll të ndryshëm nga ai me të cilin jemi rritur ku na u shtuan maskat dhe kontrollet dhe na u hoqën tifozët.

Tifozët që janë mushkëria e cila na jep frymë për të rezistuar deri në fund, që janë adrenalina e cila na bën të luftojmë për çdo top, që janë zemra jonë, që na bën të derdhim lot kur nuk na kanë lënë asnjëherë vetëm, edhe kur rezultatet tona nuk plotësojnë ëndrrat e tyre.

Sot urojmë për rezultatet e tyre sportive futbollistët e K.F. Tirana, kampiones tonë të re, futbollistët e Teutës fituese e Kupës, futbollistët e K.F. Apolonia, K.F. Kastrioti dhe K.F. Vora të cilët me djersë e sakrifica arritën që skuadrat e tyre t'i ngjisin një kategori më lart.

Gjithashtu sot u japim kurajo sportive futbollistëve të dy klubeve me traditë K.F. Luftëtari e K.F. Flamurtari.

Rënia në Kategorinë e Parë ka shkaktuar zhgënjimin tuaj, të drejtuesve të skuadrës si dhe të tifozëve.

Por do të jeni përsëri ju që me punën tuaj do të bëni që qëndrimi në Kategorinë e Parë të jetë një ndalesë e shkurtër përpara rikthimit aty ku e keni vendin në Kategorinë Superiore.

Por fatkeqesisht edhe këtij edicioni futbollistik nuk i munguan problemet e shumta, të cilat duke qënë prezentë në çdo edicion futbollistik janë bërë si sëmundje kronike të cilat nuk po i gjendet zgjidhje.

Situata e pandemisë i nxori më në pah këto probleme.

Mosrespektimi i detyrimeve kontraktuale për pagesat e futbollistëve, mospagimi i detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të futbollistëve etj. apo dhuna, dyshimet për paracaktim rezultatesh, protagonizmat arbitrale në favor të skuadrave të caktuara etj., përsëri ishin prezente.

Për të minimizuar këto probleme, për të patur një futboll më spektakolar për tifozët, me atraktiv për sponsorët dhe bizneset, më fitimprurës për klubet e futbollit dhe sigurisht një vitrinë më të mirë për futbollistët tanë, Sindikata i shtrin përsëri dorën e bashkëpunimit FSHF.

Diskutimi dhe miratimi i kontratës kolektive për të cilën kemi rënë dakord është një veprim në drejtimin e duhur për të përmirësuar klimën e futbollit në Shqipëri

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga