
Bylisi nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër edhe nëse arrin t'I kapi Kupat e Europës. Klubi ballshiotë nuk është licensuar nga UEFA e pasi nuk plotëson kushtet e duhura. I ftuar në emisionin "Gol pas Goli", gazetari Endi Tufa zbulon se Bylisi ka probleme me tatim taksat dhe nuk do të apelojë këtë vendim. Gjithashtu Tufa foli edhe për të ardhmen e Cobbinah, sulmuesit të Tiranës.
"Bylis nuk është licensuar në Europë pasi nuk ka plotësuar kriteret e duhura. Kam kontaktuar me presidenti Besnik Kapllanaj dhe më kanë konfirmuar se nuk do të apelojë këtë vendim pasi kam pritur nëse Bylisi do ta apelojë apo jo këtë vendim. Në dijenin time klubi ballshiotë ka probleme me tatim taksat dhe jo borxhe ndaj lojtarëve. Përsa I përketë Tiranës sipas disa informacioneve që kam Cobbinah ka disa oferta nga disa klube europiane e me shumë mundësi do të largohet e klubi do të përfitojë nga shitja e tij edhe pse ka kontratë për një tjetër sezon me bardheblutë", u shpreh Endi Tufa.