
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes në kampionat midis Chelsea dhe Ëolverhampton, i cili u ndal tek performanca e lojtarëve të rinjë në skuadër dhe mungesat e rëndësishme të ekipit.
"Ndalesa nga ekipet kombëtare na bëri mirë dhe ishte një periudhë pune dhe pushimi. Unë isha i lumtur që pashë Mount duke bërë debutimin e tij me Anglinë dhe unë mendoj se luajti mirë në ato minuta që kishte. Ëolves janë një ekip me të vërtetë I mirë, kanë lojtarë të rrezikshëm dhe një sulm të bukur. Për ekipin tonë do të jetë gati Rudiger, Kovacic dhe Pedro të cilët janë rikthyer nga dëmtimet. Në ndeshjen e nesërme do të mungoj Kante pasi ende ka problem me kyçin e këmbës", u shpreh trajneri i Chelsea.