Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pritet vetëm zyrtarizimi, zbulohet vendimi i Ligës Profesioniste për Kategorinë Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet vetëm zyrtarizimi, zbulohet vendimi i Ligës Profesioniste

Liga Profesioniste ka thirrur në një mbledhje urgjente presidentët e klubeve të Superligës. Ishte parashikuar që kjo mbledhje të bëhej ditën e nesërme, por përgjigja e kthyer nga deputeti Fidel Ylli ka bërë që Liga të ndryshojë axhendën e saj.

"BallkanWeb", zbulon se Liga ka marrë vendim për t'I dhënë fund bojkotit me kampionatin që pritet të rifllojë gjatë kësaj fundjave. Mbledhja është parashikuar që të ndodhi në orën 13:00 në stadiumin "Air Albania" dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e Ligës për të vendosur zyrtarisht rikthimin e Kategorisë Superiore.

Kampionati ishte parashikuar që të fillonte më 12 shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Liga në bashkëpunim me klubet vendosën të bojkotonin kampionatin deri në plotësimin e 4 kushteve.

Pas negociatave Ligë-Qeveri dhe takimit Rama-Duka duket se më fund është arritur akordi me klubet dhe Ligën që ka pranuar të zbresi në fushë pasi kanë marrë miratimin e Qeverisë për plotësimin e këtyre kërkesave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga