Divorci është bërë zyrtar, Gugash Magani jo vetëm që nuk është më trajner i Flamurtarit por tani ka marrë dhe detyrën e teknikut të Teutës. Flamurtari pas ditësh me rradhë heshtje, më në fund është kujtuar të komunikojë zyrtarisht nëpërmjet faqes në facebook largimin e Maganit dhe ti bashkangjisë këtij njoftimi edhe falenderimet për punën e bërë.
“Duke e vleresuar maksimalisht per vlerat e tij ne pune dhe ato njerezore,Flamurtari Football Club shpreh vleresimet dhe mirenjohjen maksimale per trajnerin Gugash Magani,duke i uruar suksese ne karrieren e tij kudo qe do te jete.
Flamurtari F.C e vlereson maksimalisht trajnerin Magani per gjithe kohen qe qendroj dhe punoj ne Vlore,per perkushtimin e tij maksimal per te dhene gjithmone me te miren per Flamurtarin dhe klubin kuq e zi.
Duke shpresuar se ne ardhmen rruget dhe bashkpunimi mes Flamurtarit dhe Maganit,do te rikthehet,Flamurtari F.C shpreh vleresimet per trajnerin dhe i uron sukses”.
Njoftimi në faqen zyrtare, disa orë më parë