
Partizani doli me humbje sot nga ndeshja me Kukësin, teksa u mposht 1-3. Ledio Pano, ish lojtar i Partizanit është i ftuar në Sport News, ku foli për situatën aktuale. Pano pranon momentin e ëvshtirë, teksa paralajmëron shkarkimin e Sormanit. Gjithsesi, sipas tij, akoma nuk është konfirmuar.
''Dëgjova dhe lexova se Sormani është shkarkuar. Duke analizuara Partizanit, nuk prisnim që ky ekip të jetë në këto pozita ku të luaj për “play-out”. Është një gjendje shumë e keq. Askush nuk besonte që do të arrinte në këtë pikë. Menaxhimi i keq, e çoi skuadrën në këtë pikë. Jam në një moment të vështirë, për të folur për këtë Partizan, që vjet flisnim me superlativa.
Gabimet kanë filluar që në verë dhe vazhdojnë akoma. Te ky ekip ka humbur çdo gjë dhe çdo vlerë. Është ekip pa ekuilibër. Mundohet të luaj, por pa ide se çfarë do të nxjerrë nga ndeshja dhe çfarë ekipi ka përpara. Ndaj Skënderbeut edhe pse humbi kishte një rritëm të kënaqshëm.
Të them të drejtën sot besoja se do të shija një Partizan luftarak, po sot ishte ndeshja më e dobët nga të gjitha anët. Nuk e kuptova çfarë ndërrimesh donte të bënte trajneri. Një ekip pa ide dhe lojtarë që nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Ky ekip ka probleme të mëdha brenda, ndaj ndodhet në atë gjendje. Trajneri është përgjegjësi kryesor. Në fund bëhen llogaritjet dhe dalin përgjegjësitë ku u gabuan, në qoftë se duan t’i nxjerrin. Besoja se Partizani kishte hyrë në rrugë tjetër” - shprehet Pano.