U grumbullua nga Gianni De Biasi në ndeshjet e Europianit, por nuk u aktivizua asnjë minutë, duke u bërë kështu lojtari i tretë në skudër së bashku me dy portierët që nuk luajtën asnjë minutë. Por, Naser Aliji fitoi një kontratë me Kaiserslautern, ndërsa nga sot është zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre që do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2.
[caption id="attachment_11279" align="alignleft" width="300"] Aliji kur luante për Bazelin[/caption]
Kontrata e mbrojtësit të Shqipërisë me Kaiserslautern është e vlefshme për tre vite, ajo përfundon në qershor të vitit 2019. Ndërkohë që mbrojtësi la Bazelin për këtë ekip gjerman. Përmes llogarisë së tij në "facebook" ai u shpreh i lumtur për firmën me gjermanët, ndërsa premton sukses të madh me fanellën e kësaj skuadre.
“Transferimi te Kaiserslautern u realizua. Tani do të jem në Bundesligën 2, te një ekip i traditës. Po pres me padurim sfidën e re me ‘djajtë e kuq’ në këtë stadium të madh. Por, unë do të kujtoj gjithmonë kohën e paharrueshme te Bazeli: Titujt kampion, Champions League, Europa League. I falenderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës, stafin, bordin dhe tifozët e shkëlqyer të Bazelit”.