
Naftëtari do të luajë nesër miqësoren e parë në këtë prag sezoni të ri. Kuçovarët e drejtuar nga trajneri Kristaq Mile do të masin forcat me Albpetrolin në sfidën që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Bashkim Sulejmani”. Në shtëpinë e tij, Naftëtari do të prezantojë për herë të parë në një ndeshje testuese edhe lojtarët e afruar deri tani në këtë merkato vere. Skuadra kuçovare është pretendentja numër 1 për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, ndërsa një gjë e tillë bëhet edhe më e besueshme pas investimeve në infrastrukturë dhe në afrimin e disa lojtarëve cilësorë nga ana e drejtuesve të klubit.
Poll