Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti Takaj fle i qetë, shikoni sa i sigurt është për titullin!

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Takaj fle i qetë, shikoni sa i sigurt është për

Pas deklaratës së sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulkut, se pritet të vijë raporti nga UEFA dhe vendimi i zbardhur, materiale që do t'i kalojnë Komisionit të Etikës, që më pas do të shohë çështjen e  titullit të fundit kampion, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është dukur shumë i qetë. Përtej mërzitjes nga mungesa në Europë këtë verë, ai ka gjetur mënyrën për të bërë edhe batutën e radhës, që tregon se është shumë i qetë dhe i sigurt se titulli nuk i hiqet kurrë skuadrës së tij. Ja çfarë thotë ai për "Panorama Sport": "Titujt kampion, që kemi fituar, nuk janë vetëm të Skënderbeut, por janë një pasuri e patundshme e qytetit të Korçës. Vetëm nëse lëviz mali i Moravës nga vendi, mund të lëvizin edhe titujt kampion të Skënderbeut. Gjithçka e kemi arritur me meritë dhe nuk ka vend për dyshime."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga