Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Presidenti i FSHF-së në rolin e psikologut: Kam parë uri te çunat, ju tregoj objektivin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i FSHF-së në rolin e psikologut: Kam parë uri te

Armand Duka ka folur para ndeshjes së Kombëtares kundër Islandës. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Normalisht është përgatitur mirë ndeshja. Në këtë rast ka pasur 15 ditë kohë. Fati ynë që ka qenë një staf i ri pasi tashmë është njohur teknikisht dhe taktikisht trajneri. Mendoj që është një kohë jo e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshje futbolli.

Çunat e presin me shumë dëshirë ndeshjen, kanë punuar mirë. Do gëzoheshim shumë të fitonim, por s'do mërzitesha nëse do të barazonim. Dua ta vazhdojmë për një vend të dytë. Nuk besoj se do të ketë 3 pikësha gjatë gjithë edicionit. Edhe Franca mund të rrëzohet, por më shumë objektiv është vendi i dytë.

Jemi lutur për gjatë gjithë kohës për të mos pasur një kohë të zymtë, por tashmë është bërë shumë nxehtë për të luajtur në këtë orë. Mendoj se janë kushtet optimale dhe besoj se do të jetë ndeshje e bukur. Nëse do e quaja veten një lloj psikologu, djemtë janë shumë të uritur për të fituar sot", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga