Shqipëri u prek nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e ditës së martë. Një tërmet që la pas rreth 50 viktima dhe shumë njerëz të plagosur. Shumë banorë kanë ngelur që qiell të hapur pasi banesat e tyre janë shembur totalisht ose janë bërë të pabanueshme. Qeveria dhe shumë shqiptarë janë bashkuar për të dhënë kontributin e tyre në mënyrë që të ndërtojnë sërish këto shtëpi.
Nismës së Qeverisë i bashkohet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka që përveç kontributit të tij dhe FSHF-së ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe fushatën e qeverisë shqiptare. Numri një i futbollit shqiptar u ka bërë apel të gjithë miqëve dhe partnerëve që të ndihmojnë Shqipërinë në këto moment të vështirë.
"Të dashur Miq dhe Partnerë, ne ju ftojmë të ndihmoni Shqipërinë në këtë moment të vështirë", shkruan Duka në faqen zyrtare të tij.

Presidenti i Federatës ndodhet në Bukuresht aty ku po hidhet shorti i EURO 2020 dhe u ka përdorur këtë ceromoni për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Njoftimi jepet në faqen zyrtare të FSHF-së:
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.