Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ishte pranë Juventusit”, presidenti i Empolit: Do jetë e vështirë të mbajmë Bajramin

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte pranë Juventusit”, presidenti i Empolit: Do jetë e

Nedim Bajrami është emri më i ri që ka bërë për vete shumë klube në Serie A. Lojtari i Empolit dhe Kombëtares shqiptare ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asiste në Serie A, teksa Sassuolo ofroi 10 milionë euro për të.

Tanimë sipas Gazzetta dello Sport, edhe Napoli edhe Lazio janë pas 22 vjeçarit, që në vitin 2019 përpara se të kalonte te Empoli ishte pranë kalimit te Juventus. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka komentuar ofertat për Bajramin dhe Parisin, si dy ndër lojtarët më të kërkuar.

“Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E di se do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip. Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, tha presidenti i Empolit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga