Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, mediat greke “dorëzohen” para Thomas Strakoshës

Shkruar nga NEWSPORT
Po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, mediat
Thomas Strakosha

Portieri i Kombëtares dhe AEK në Superligën greke Thomas Strakosha, po tregon se ky është sezoni i tij më i mirë në karrierë. Edhe pse në moshën 30-vjeçare, Strakosha po bën mjaft mirë te AEK, rasti më i “freskët” ishte pritja e penalltisë kundër PAOK.

Mediat greke nuk hezitojnë ta vlerësojnë shqiptarin si portieri më i mirë në Superligën helene. Një ndër ta ka qënë edhe “SPORT 24”.

Në 21 paraqitje me AEK në kampionat (nga 21 të mundshme), Strakosha e ka mbajtur portën e paprekur në 12 raste, më shumë se gjysma e ndeshjeve.

Po ashtu, edhe kontributi i portierit të Shqipërisë ka dhënë “efekt” që skuadra verdhezi nga Athina të jenë në krye me 49 pikë, duke lënë pas Olympiacos dhe PAOK.      

Poll

Lexo gjithashtu