Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti i FSHF-së, Duka bën një urim special për ekipin e tij të zemrës

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i FSHF-së, Duka bën një urim special për ekipin e

Klubi i Erzenti ka festuar së fundmi 85-vjetorin e krijimit të tij.

Urimeve të shumë figurave të sportit shqiptar i është bashkuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në fillim si kreu i institucionit që drejton, e më pas edhe si tifoz i ekipit të qytetit të tij të lindjes, Shijakut.

Një urim mes emocioneve dhe nostalgjisë nga ana e presidentit të FSHF-së në këtë ditë jubile të klubit të Shijakut, skuadër në të cilën babai i Armand Dukës ka dhënë kontribut si futbollist dhe trajner.

"Me rastin e përvjetorit të 85 të krijimit të klubit të futbollit Erzeni, kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’ju uroj, në emër të Federatës së Futbollit. Ky përvjetor jubile për skuadrën e qytetit të Shijakut, është një moment i veçantë, për të revokuar vlerat e futbollit dhe figurat historike të tij. Një moment për të vlerësuar kontributin që ky qytet, me shumë dashuri për futbollin, ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

Urimit si President i FSHF, dëshiroj që t'i bashkëngjis edhe urimin tim personal. Sepse me këtë skuadër, me këtë qytet, mua më lidhin shumë gjëra.

Së pari, im atë ka kontribuar si futbollist e si trajner me skuadrën e Erzenit dhe mbeti deri në fund të jetës së tij, mbështetës i saj. Unë vetë, jam lindur dhe edukuar në këtë qytet.

Aty kam kuptuar se çfarë është futbolli, duke ndjerë emocionet e para që të jep kjo lojë e mrekullueshme. E kam ndjekur Erzenin e asaj kohe në të gjitha ndjeshjet brenda dhe jashtë, duke marrë shumë satisfaksion dhe kënaqësi nga kjo skuadër.

Sot në këtë përvjetor të veçantë për klubin e Erzenit, unë dëshiroj edhe njëherë që t'i falenderoj të gjithë ata, që kontribuan për këtë skuadër ndër vite. Ata njerëz, të cilët e bënë futbollin aq të dashur dhe popullor në qytetin e Shijakut.

Edhe njëherë suksese dhe gëzuar këtë festë të bukur! Gëzuar 85 vjetorin e krijimit të Klubit të Futbollit Erzeni! Suksese dhe mbarësi! Armand Duka, President i FSHF", shkruan numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit në urimin e tij të publikuar në faqen zyrtare të federatës në internet.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga