
Kukësi arriti të merrte një fitore të thellë 4-0 ndaj Teutës. Një fitore që I kushtoi stolin Bledi Shkëmbit pasi drejtuesit e durrsak shkarkuan trajnerin. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", Enis Gavazaj bëri një analizë të ndeshjes ndaj Teutës.
"Nuk ishte aspak e thjesht ndeshja ndaj Teutës dhe u futëm në fushën e lojës të bindur për fitore. Realizuam ato gola dhe të goli I dytë ishte edhe më e lehtë për ne pasi edhe Teuta ishte me 10 lojtarë.
Besoj se duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jemi duke shkuar në rrugën e drejt. Më herët kemi pasur edhe disa dëmtime dhe tani jem të gjithë të plotë dhe afrimet janë duke dhënë frytet e dhëna në merkato.
Edhe për mua është njësoj sepse Abazaj dhe Shkurtaj kanë shumë cilësi dhe është kënaqsi të luash me ta. Soue, Xhejms apo Shkurtaj me Abazaj? Që të dy këto dyshe kanë pasur cilësitë e tyre të mira. Është tjetër atmosferë me tifoza. Kur kemi luajtur ndaj Tiranës apo Partizanit dhe ka pasur tifozë rival jemi ndjerë ndryshe".
Premio? "Po I kemi marrë gjithë dhe jemi në rregull". Premio tjetër? "Presidenti jonë është I paparishikueshëm dhe nuk dihet. Duhet të futemi seriozisht në fushë dhe të marrim këto 6 pikë për të shkuar më pas për pushime të qetë dhe të shkojnë në atë minifazë në Antalia.