
Kampionati anglez ka nisur me ndeshjen Hull City - Leicester, ku kampionët në fuqi u ndeshën me skuadrën që vinte nga Championship-i, por që rezultati ka qenë befasues. "Dhelprat" nuk kanë mundur të ruajnë as barazimin, duke e humbur ndeshjen me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë foli për vendësit e Hull City, të cilët dominuan me raste, ndërsa Leicester nuk u zmbraps, duke bërë lojën, por që pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendësit. Fraksioni i dytë i lojës nis me penallti për Leicester, ku Mahrez barazon shifrat, por dhjetë minuta më pas është Snodgrass që kalon sërish në avantazh Hull-in.
Poll