Maxwel Cornet është i zyrtarizuari i rradhës tek West Ham. Dhe pse edicioni i ri ka startuar ekipen nuk ndalen në këtë merkato, me shumë gjasë do jenë aktive deri në momentet e fundit. Cornet u transferua për shifrën e 20 milionë eurove nga ekipi i Burnley.
Cornet me 26 ndeshje të zhvilluara dhe 9 gola të shënuar arriti të ishte tepër i rëndësishëm në radhët e Burnley. Ish Sulmues i Lyon dhe Metz tani do të jetë pjesë e West Ham. Sulmuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë ka regjistruar 29 ndeshje dhe 6 gola. Sulmuesi ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave Franceze deri tek U-21, por nuk arriti që të kapte kombëtaren e madhe dhe zgjodhi vendëlindjen e tij.