
Partizani nuk pati mundësi financiare për të plotësuar kërkesat e futbollistit më të ri të Shkëndijes së Tetovës Agim Ibraimi. 30-vjeçari, i cili kërkohej me këmbëngulje prej një kohe të gjatë nga 15-herë kampionët e Shqipërisë refuzoi kushtet e marrëveshjes të ofruara nga Partizani duke patur pretendime të mëdha për pagesën mujore. Kampionët e Maqedonisë u treguan të gatshëm të "hapnin portofolin" për Ibraimin duke e garantuar se do të paguhet për 10 mijë € në muaj.
Duke parë një diferencë të tillë në financa, të kuqtë e patën të pamundur të merrnin shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Maqedonisë, i cili këtë pjesë të dytë të sezonit do të kontribuojë për kuqezinjtë.
Poll