Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRAPASKENA/ Dje i mrekulloi të gjithë në fushë, si TIRANA fitoi "luftën" me PARTIZANIN për futbollistin e shumëpërfolur

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ Dje i mrekulloi të gjithë në fushë, si TIRANA


Filip Najdovski është një nga lojtarët më të përfolur në skuadrën e Tiranës. Vetëm disa ditë pjesë e bardhebluve e ai u duk dje në miqësoren kundër Pogradecit (3-0) sikur kishte vite pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 27-vjeçari vlerësohet si një nga afrimet më cilësore të kryeqytetasve në këtë merkato vere.

Ai luan si mesfushor shkatërrues, por di të përshtatet mjaft mirë në mbrojtje. E thënë ndryshe një "xhol" për trajnerin Egbo që do të ketë luksin të përzgjedhë në ndeshjet e Europës.

Pikërisht për shtatlartin newsport.al ka mësuar disa prapaskena. Burime të besueshme bëjnë me dije që për shërbimet e tij ka qenë i interesuar edhe Partizani. Madje mësohet se ka pasur kontakte mes menaxherit dhe drejtuesve të kuq. Ka pasur një akord paraprak, por bllokimi i merkatos nga FIFA ka prishur planet e 16 herë kampionëve të Shqipërisë.

Edhe Tirana ishte në negociata me lojtarin. Pjesëmarrja në Champions League dhe mundësia për të firmosur menjëherë, kanë joshur maqedonasin t'i thotë "Po" e të bëhet pjesë e 25 herë kampionëve të Shqipërisë. Pas dominimit në derbet e sezonit që lamë pas, Tirana mposht sërish Partizanin, këtë herë në zyrat e klubeve. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga