
Albi Doka është një nga lojtarët më të folur për momentin te Tirana. Mbrojtësi bardheblu është pranë largimit dhe së fundmi në media është folur që lojtari ka firmosur në Kroaci.
Dokës i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe një prononcim për “Top-Channel”, është shprehur se mezi pret rikthimin në fushë për të fituar titullin me Tiranën duke mos menduar për të ardhmen.
“Mezi kemi pritur të rikthehem në fushë si unë ashtu edhe çunat. Mezi po presim të luajmë ndeshjen e parë e jemi stërvitur mirë këto ditë e mezi presim të rikthehemi në fushë për ndeshjen e parë. Duam të gjithë që të kthehet kampionati dhe ta fitojmë titullin sa më shpejt”, u shpreh Doka.
Poll