Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prag derbi, BATHA tregon emocionet: Secili luan për veten, goli i parë në "Air Albania" ndjenjë e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
Prag derbi, BATHA tregon emocionet: Secili luan për veten, goli i parë

Idi Batha është padyshim një nga futbollistët më të mirë në qarkullim në Superiore, si dhe po bën shumë mirë tek Tirana. Deri më tani me bardheblutë Batha ka shënuar 6 gola, i fundit ndaj Kukësit prej të cili erdhi edhe përmbysja e madhe e Tiranës. Në prag të derbit me Partizanin, Batha është një prej njerëzve që e ndjen më shumë atë kjo për shkak se më parë ka luajtur me "demat". Mesfushori ka shënuar nga një gol në derbi me secilën fanelë, por për Bathën ai në "Air Albania" ngelet i veçantë kjo edhe për shkak se është bërë shqiptari i parë që ka shënuar në stadiumin modern. Në një intervistë për "Supersport", Batha tregoi përjetimin e derbit dhe emocionet e golave.

Prag Derbi:

"Deri para derbit që fituam mendova se kishte diferenca mes ekipeve. Se tek Partizani përgatiteshin më qetë dhe tek Tirana më me tension. Por në fakt ishte vetëm për shkak të rezultateve negative", tha Batha.

Goli ndaj Partizanit:

"Një natë para ndeshjes, gjatë gjithë kohës kam qenë duke i shurdhuar shokët se u kam thënë që unë do jem shqiptari i parë që do shënoj në këtë stadium. Ka qenë një ndjenjë e veçantë sidomos para tifozëve të Tiranës që kishin disa vite pa festuar fitoren. Një gol që më jep kënaqësi jo vetëm për nga mënyra e realizimit", u shpreh Batha.

Goli ndaj Kukësit:

"Goli ndaj Kukësi, ishte diçka e bukur me rëndësi shumë të madhe. Kam përjetuar emocione të mëdha sepse po luanin ndaj një rivali direkt dhe përmbysëm diku për 5 minuta ndeshjen. Kisha goditur edhe 2 faulle më para dhe po mendoja po sikur ta humbas përsëri. I gjithë stadiumi dhe të gjithë shokët po më shihnin mua. Unë e njoh Xhikën e ka për zakon që të lëviz një hap përpara. Kisha dy opsione ta kapja në kundërkohë nga krahu i tij ose të kaloja murin. Po të kaloja murin dhe po të lëvizte një hap para si gjtihmonë do të më nxirrte keq. Fatmirësisht nuk e bëri dhe shënova", tha mesfushori i bardhebluve.

Marrëdhënia me Alban Hoxhën:

"Alban Hoxha është më shumë se një mik për mua. Do ishte shumë e bukur sikur ta sfidoja prap. Nuk mendoj se është revansh. Secili luan për veten, për familjen e tij", shtoi Batha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga