Kampionati
shqiptar pritet të rifillojë sërish këtë mesjavë dhe tashmë ekipet i kanë
mbyllur fazat përgatitore. Klubi i Tiranës i zhvilloi përgatitjet dimërore në
Antalia të Turqisë. Me një sy nga stërvitja dhe tjetrin në merkato bardheblutë “nxehën”
muskujt për sfidën ndaj Bylisi-t në datën 22.01.2020 në orën 17:00, në “Selman
Stermasi”.
Në prag të sfidës, Idriz Batha foli nga stërvitja e bardhebluve për RTSH. Në
fjalën e tij Batha foli për ecurinë e përgatitjeve, merkaton dhe pritshmëritë për
dy fazat e mbetura.
“Kushtet ishin shumë të mira dhe kemi bërë një stërvitje cilësore. Merkato? Nuk më takon mua të flas për këto gjëra dhe nuk kam dijeni për këto gjëra. Grupi është I plotë, por edhe po pati do të ishte shumë mirë. Kam ndryshuar shumë trajner, por Egboja ka sjell qetësin në skuadër. Egbo nuk ka drejtuar shumë dhe dëshiron të bëjë mirë.
Të gjithë kemi qenë lojtar të rinj dhe kur je I ri do të bësh akoma më shumë. Të rinjtë duhet të mësojnë nga lojtarët me eksperiencë që ka në skuadër.
Ka ndryshime nga atë kohë kur kam qenë un I ri pasi ne kemi kaluar njëmijë e një të zeza për t’u futur në skuadër të parë. Është më e thjesht të futesh tani në skuadër të parë sesa atëherë.
Përderisa jemi këtu afër kreut, mendoj se mund t’ia dalimi për titull. Duhet të qendrojmë me këmbë në tokë e t’I marim një nga nga një.
Nuk kam atë egon që kisha kur isha, por nuk jam plakur ende. Dua të vë të gjitha aftësit e mija për skuadrën pasi nuk kam ego personale”, tha Batha.