
Tirana është spektakolare në këtë sezon futbollistik. Vendi më se i merituar komentohet në çdo panel sportiv. Ardian Mema është një ish që e njeh mirë ambientin bardheblu.
Në emisionin "Sport Neës", ish-trajneri bardheblu tregoi se 25-herë kampionët e vendit janë rivali për t'u mundur. Gjithashtu ceku pak dhe situatën që po kalon Michael Ngoo pasi u përball me Covid-19. Në fjalën e tij, trajneri kryeqytetas u shpreh:
"Mendoj që Tirana është ekip, mendoj që ka ndezur motorët. Humbja me Kukësin solli pasojat, por Tiranës i ra fati që luajti me ekip nën nivelin e vet. Kjo është fitore në anën psikologjike, por edhe asaj do i vijnë ndeshjet e forta. Një ekip duhet të ketë stabilitet te fitoret, rezultate pozitive. Ai është për titull, pasi kur ke oshilacione, humbje me ekipe të vogla, ato të sjellin probleme.
Po ta shohësh Seferin, kishte rreth një vit pa luajtur kur erdhi te Tirana. E njëjta situatë ishte edhe me Ngoo. Ngo kaloi edhe COVID dhe ka pasur probleme sa i përket shëndetit. Unë më tepër ia vë lojës se loja është ajo që të mban në ritmin e duhur e të kënaqshëm. Një lojtar duhet të ketë lojën që të ketë përformancë.
Po të shohësh Seferin, e njëjta situatë ka qenë me Young Boys, një vit pa luajtur dhe iu desh të vinte te Tirana. Kjo është gjëja më e mirë që një futbollist të thotë që dua të luaj. Shqipëria është një trampolinë për cilindo ekip, sado ulje të ketë. Ngo ka humbur një vit kohë sa i përket lojës dhe i duhet kohë”, tha Mema.