Interi arriti të fitonte me vështirësi 2-1 ndaj Venezia në “San Siro”. Goli i Eden Dzekon në minutën e 90-të i dha fitoren zilkatëve, ndërsa në këtë takim nuk kanë munguar as polemikat. Zikaltërit shënuan golin e barazimit me Barella, por disa sekonda më parë Dzeko kishte shkaktuar faull ndaj Modolo.
Mediat italiane kanë zbuluar se pse goli ishte i rregullut dhe pse VAR nuk mund të ndërhynte për ta anulluar. Dzeko pason topin me kokë dhe gjuan me bryll Modolon, por Venezia merr në zotërim topin dhe në këtë moment aksioni quhet i përfunduar. Topi më pas përfundoi në këmbët e Ceccaronit që nuk largoi siç duhet dhe më pas përfituan zikaltërit.
Darmian krosoi në zonë për Perisic që gjuajti “fluturimthi”, por u ndal nga portieri, ndërsa topi u kthye te Barella që me portën bosh nuk gaboi. Për këtë arsye, goli i shënuar nga Interi është konsideruar i rregullt dhe nuk mund të anulloi as me VAR. Nëse goli i Interit do të niste nga pasimi i Dzeko do të konsiderohej i parregullut pasi kishte shkaktuar më parë faull ndaj Modolo.
Braccio consono al corpo…
— Brédéric Bassara (@FredricMassara) January 22, 2022
Fate schifo. #inter #milan #Calciopoli pic.twitter.com/P5SK1X3oPK