
Jemi ekipi që shpenzon më pak. Trajneri i PSG, Mauricio Pochetino ka befasuar të gjithë me këtë deklaratë që dha për Marcan. Ai shpjegon se klubi nuk po vepron kundrejt rregullave, por po i zbaton ato.
"Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë jashtë rregullave, përkundrazi, ndër klubet e mëdha ne jemi ekipi që ka shpenzuar më pak duke blerë lojtarë me parametra zero. Ndonjëherë flisni shumë pa e ditur dhe po të shkojnë për të kontrolluar llogaritë e klubeve të tjera kush e di se çfarë surprizash do të gjenin ..." - tha ai. PSG ka afruar në këtë merkato emra të rëndësishëm si Hakimi, Messi apo Donnarumma.
Poll