Ergys Rexha ka udhëtuar me skuadrën në Zvicër, aty ku Partizani do të luajë kundër Basel në kuadër të turit të dytë të Conferencë League. Fizioterapisti i të kuqve ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në stadiumin "St. Jakob-Park".
Komentet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk mungon as ish-kapiteni i Partizanit, Idi Batha. Ky i fundit ngacmon Rexhën duke shkruar: "Ik bëj 1 konvergjencë o gjigant se po t'mer çik majtas".
Kujtojmë që Partizani luan sot në transfertë në orën 20:15, ndërsa ngacmimet mes ishëve vijojnë të jenë prezente.

Poll