Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Po shkëlqen tek Shkëndija, Mici: Meritoj një ftesë nga Panuçi, është nder të zëvendësoj Agollin

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen tek Shkëndija, Mici: Meritoj një ftesë nga

Gledi Mici, mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, ka dhënë një intervistë për "RTSH-Sport", duke folur për shumë tema. Ish-lojtari i Kukësit dhe Skënderbeut, ka sqaruar largimin e tij nga kampionati shqiptar si dhe pritjen për një ftesë nga Panuçi, në Kombëtare.

Mici ka thënë: "Largimi nga Shqipëria ishte shumë i vështirë, pasi kisha shumë oferta të mira brenda Shqipërisë. Por largimi ishte zgjedhja e duhur besoj.

Nuk mund të quaj kampionat të huaj, por mund ta quaj kampionat shumë më të fortë. Të gjitha ekipet duan që të mposhtin dhe dinë të shënojnë shumë gola. Kanë parametra shumë të mirë teknikë dhe cilësi të lartë, një kampionat shumë i bukur.

Si çdo skuadër tjetër, edhe te Shkëndija është e vështirë të luash titullar. Por që kur kam shkuar, besoj kam bërë mirë dhe kam luajtur si titullar në çdo ndeshje.

Te Shkëndija, luajmë më shumë në sulm prandaj e gjej veten shpeshherë para porte dhe kam shënuar. Kampionati shqiptar i jep prioritet mbrojtjes, prandaj mbarojnë ndeshjet 0-0, 1-0. Në Maqedoni, të gjitha skuadrat duan të shënojnë dhe ka më shumë gola.

Nuk ka racizëm kundrejt Shqiptarëve në Maqedoni, ndoshta i fryjnë mediat këto gjëra. Flas në aspektin e futbollit, në politikë nuk di gjë.

Për të ardhmen, jam i lumtur te Shkëndija. Por nëse vjen oferta e duhur dhe na intereson si mua, si klubit, pse jo të luaj diku jashtë.

Unë e kam shprehur gjithmonë dëshirën të jem pjesë e Kombëtares. Meritoj një ftesë nga Panuçi dhe jam në pritje. Nëse vjen, do të jem shumë i lumtur. Nder për mua të zëvendësoj Agollin në kombëtare, pasi e dimë çfarë lojtari është.

Jam ambientuar shumë mirë te Shkëndija. Dua të bëj një krahasim: Kur u largova nga Skënderbeu, mu duk sikur shkova te Skënderbeu, pasi skuadrat thuajse janë njësoj.

E kam ndjekur Superioren, më ka surprizuar Teuta. Duhet pranuar se ka rënë niveli i kampionatit dhe shumë skuadra janë larg pritshmërive. Skënderbeun dua ta shoh sa më lart. E di që ka disa probleme për momentin, por me qetësinë që kanë, besoj se do të bëjnë shumë mirë.

 

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga