
Jasir Asani u larguar nga Partizani në drejtim të AIK gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi është huazuar dhe skuadra suedeze ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit. Futbolli në Suedi ashtu si në të gjithë Europën është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit. Në një intervistë për gazetarin Reashat Ibrimi, Asani ka treguar ditët e karantinës dhe mungesën e futbollit të luajtur.
“Këtu në Stokholm jam mirë. Po bëj stërvitje dhe pushim, sepse edhe këtu tek ne në Suedi është pezulluar gjithcka. Unë bëj ushtrime vet në një stadium ndihmës, pas kam programin që na e ka dhënë stafi teknik. Pas ushtrimeve kthehem në banesë dhe pushojë. Kështu e kalojë një ditë të zakonshme në kryeqytetin sudez”.
A ka filluar t’ju bezdisë kjo situatë për shkak të koronavirusit?
Normal që pak po, sepse jemi mësuar me u stërvitë së bashku me ekipin, ndërsa tani për shkak të këtij pushimi të detyrueshëm biem nga forma dhe kjo është normale.
E nisët mirë me skuadrën tuaj, AIK, duke shënuar gol në fitoren prej 3-1 kundër Kalmar në kupë. Çfarë mund të presim nga ju kur të nis kampionati?
Unë po përgatitem maksimalishtë sikur nesër të filloj sezoni i ri. Jam i kënaqur që shënova gol ndaj Kalmarit, pastaj kam shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Unë urojë që pas përhapjes së koronavirusit të kthehemi sa më parë në gjendje normale dhe pastaj të mendojmë vetëm për kampionatin. AIK është një prej favoritëve për kreun e tabelës dhe ne shpresojmë të realizojmë ambiciet e klubit dhe të tifozëve tanë që janë në numër të madh, jo vetëm në Stokholm por edhe në të gjithë Suedinë.